Lajme
Rritet numri i shfrytëzimit të ditëve të pushimit mjekësor në Zvicër
Punonjësit në Zvicër po mungojnë nga puna për shkak të sëmundjeve më shpesh se më parë, duke rritur ndjeshëm kostot për kompanitë. Sipas të dhënave zyrtare, një i punësuar ka munguar mesatarisht 8.6 ditë në vit, rreth një e treta më shumë krahasuar me 15 vite më parë.
Rritja lidhet kryesisht me shtimin e sëmundjeve, veçanërisht atyre mendore, të cilat janë rritur me rreth 60 për qind në dhjetë vitet e fundit. Po ashtu, pas pandemisë së COVID-19, punonjësit që ndihen të sëmurë qëndrojnë më shpesh në shtëpi për të shmangur përhapjen e infeksioneve. Një tjetër faktor është plakja e fuqisë punëtore, që sjell më shumë raste me sëmundje kronike dhe mungesa më të gjata nga puna, transmeton albinfo.ch.
Kompanitë janë të detyruara me ligj të vazhdojnë pagesën e pagave gjatë sëmundjes, deri në 17 javë, ndërsa sigurimi për këto raste po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë, veçanërisht për bizneset e vogla dhe ato me punonjës më të moshuar. Për këtë arsye, disa kompani po detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për periudha më të gjata.
Debati për ta bërë të detyrueshëm sigurimin e ditëve të sëmundjes vazhdon në politikën zvicerane, ndërsa shoqatat e biznesit shprehen kundër, duke paralajmëruar rritje të kostove për punëdhënësit dhe punonjësit.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











