Shkurt.ch
Rritet numri i rasteve sociale
Numri i tyre brenda një viti është shtuar për 6900, duke mbërritur në 257.192. Kjo e vërteton trendin e rritjes, i cili ka filluar nga viti 2008
Numri i njerëzve që kanë shfrytëzuar ndihmat sociale në Zvicër gjatë vitit të kaluar është shtuar për 6900 veta, ose për 2.7% më shumë, ne krahasim me një vit më parë, duke rritur kështu numrin e gjithëmbarshëm në 257.192 sish. Kjo shifër përbën 3.2 për qind të popullatës së Zvicrës, bën të ditur Zyra Federale për Statistikë.
Këto shifra janë dëshmi që e vërtetojnë trendin e rritjes, i cili sipas zyrës së përmendur, ka filluar nga viti 2008.
Femijët dhe të rinjtë e moshës nën 18 vjeçare vazhdojnë të jenë ata që më së shumti janë të varur nga ndihmat sociale. 5.2 për qind nga kjo kategori marrin ndihma sociale.
Në krahasim me vitin 2005 popullata me prejardhje të huaj ka shënuar një rënie sa i përket përqindjes së varësisë nga ndihmat sociale. Në vitin 2013 kjo rënie ka qenë vetëm për 0.2% në krahasim me një vit më parë. Por, edhe përkundër kësaj, nga ndihmat sociale në Zvicër jetojnë 6.4 për qind e të huajve që kundruall zviceranëve (me vetëm 2.2%) i bie pothuaj 3 fish më shumë.
Janë interesante dallimet në mes të kantoneve në përqindjen e shfrytëzuesve të ndihmave sociale. Kështu, në kantonin Jura kjo përqindje është rreth 11%. Në Neuchatel 7,3 %, në Basel-Stadt (6,1), Gjenevë (5,4), etj. Ndërsa në kantonin e Cyrihut shkalla e rasteve sociale është saktësisht e barabartë me atë në nivel vendi, gjegjësisht 3.2%.
Të njëjtën ditë kur është publikuar ky raport, rreth 20 organizata nga lëmi social kanë bërë një reagim në lidhje me debatin krotik të kohëve të fundit rreth ndihmave sociale. Ato kundërshtojnë akuzat sipas të cilave ndihmat sociale janë shumë të larta dhe meritohen lehtë. Sipas organizatave në fjalë, ndihma sociale nuk jepet si lëmoshë nga mëshira por ajo mbështetet në një të drejtë të garantuar me kushtetutë. Shfrytëzimi i ndihmës sociale është i lidhur me kushtëzime të forta dhe abuzimi me të dënohet rëndë.
Ndër organizatat që e kanë nënshkruar këtë deklaratë janë organizata humanitare Caritas, ajo që mbështet personat me aftësi të kufizuara Pro Infirmis, Bashkësia e Sindikatave të Zvicrës etj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










