Lajme
Rritet numri i qytetarëve në Suedi që mbështesin anëtarësimin në NATO
Shkalla e suedezëve që duan anëtarësimin në NATO është rritur në 58 për qind krahasuar me 56 për qind në muajin maj
Numri i qytetarëve suedez që duan anëtarësimin e vendit të tyre në NATO ka shënuar një rritje, sipas një sondazhi, përcjell albinfo.ch
Referuar rezultateve të sondazhit së kryer nga kompania e kërkimeve Sifo, shkalla e suedezëve që duan anëtarësimin në NATO është rritur në 58 për qind krahasuar me 56 për qind në muajin maj.
Një memorandum tripalësh u nënshkrua mes Suedisë dhe Finlandës, dhe Turqisë, në samitin e NATO-s më 28 qershor, në Madrid për të trajtuar shqetësimet e Ankarasë rreth sigurisë së saj, si kusht për hapjen e rrugës për dy vendet nordike për anëtarësim në aleancën ushtarake.
Ndërkohë, Suedia dhe Finlanda, proceset e anëtarësimit të të cilave nisën me samitin e zhvilluar në Madrid, do të rifillojnë bisedimet e përbashkëta dakorduese me Turqinë.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme suedeze, takimi i parë i këtij mekanizmi do të zhvillohet më 26 gusht.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













