Shkurt.ch
Rritet numri i fëmijëve të keqtrajtuar në Zvicër
Në 78 për qind të të gjitha rasteve të abuzimit janë anëtarët e familjes, në rreth 13 për qind të afërmit e fëmijës
Vazhdon të rritet numri i fëmijëve të keqtrajtuar dhe të abuzuar, sipas Shoqatës zvicerane të Pediatrisë.
Vitin e kaluar 1405 raste janë regjistruar në 21 spitale të fëmijëve, kjo paraqet një rritje prej 9 për qind.
Tre fëmijë vdiqën në spitalet e fëmijëve si rezultat i keqtrajtimit. Dy foshnjat ishin më pak se një vit dhe përjetuan abuzim fizik. Një fëmijë tjetër ishte në mes një dhe dy vjeç që vdiq nga neglizhenca.
Forma më e zakonshme e abuzimit të fëmijëve është keqtrajtimi fizik. Bëhet fjalë për më shumë se 28 për qind të të gjitha rasteve të zbuluara. E dyta, është abuzimi psikologjik, 27 për qind. Përqindja e fëmijëve që kanë qenë të abuzuar psikikisht ishte rritur vitet e fundi.
Abuzimi psikik përfshin rastet kur fëmijët janë të kërcënuar apo të detyruar. Edhe fëmijët, të cilët janë dëshmitarë të dhunës në familje, që janë frikësuar në masë të madhe, konsiderohen si abuzim psikik. 23 për qind e fëmijëve ishin të keqtrajtuar seksualisht dhe 22 për qind ishin lënë pas dore.
. Vetëm rreth 3 për qind të të gjitha rasteve autori i krimit është një i huaj. Në rreth 7 për qind ai është i panjohur.
Për çdo të pestin rast mjekët alarmojnë autoritetet. Në më pak se njëqind raste grupi për mbrojtjen e fëmijëve kishte paraqitur një padi penale. Abuzimi i fëmijëve shpesh ndodh në familje që jetojnë në kushte të vështira sociale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










