Integrimi
Rritet numri i fëmijëve të keqtrajtuar në Gjermani
Vitin e kaluar në gjithë Gjermaninë u morën në mbrojtje 40.200 fëmijë nga Zyra e Mbrojtjes së Fëmijëve
Nga viti në vit rritet numri i fëmijëve të abuzuar dhe keqtrajtuar në Gjermani. Sipas Zyrës Federale të Statistikave vitin e kaluar në gjithë Gjermaninë u morën në mbrojtje 40.200 fëmijë nga Zyra e Mbrojtjes së Fëmijëve. Kjo shifër nuk ka qenë asnjë herë kaq e lartë dhe është 43 për qind më e lartë se pesë vjet më parë. Zyrat marrin në mbrojtje fëmijët nëse ata janë në situata të rrezikshme. Zakonisht një gjë e tillë ndodh vetëm përkohësisht dhe fëmijët kthehen në familje pas pak kohësh.
“Numri më i madh i rasteve vjen nga prindër shumë të rinj, fëmijë vetëm me njërin nga prindërit shumë të ri, prindër që vuajnë nga varësia ndaj alkoolit dhe prindër më sëmundje psikike. Këtu unë shoh një rritje të madhe, sepse është rritur numri i të sëmurëve psikikë.”, tha Renate Schäfer-Sikora nga Zyra e Mbrojtjes së Fëmijëve në Këln, ku numri i fëmijëve të marrë në mbrojtje ka pësuar një rritje të fortë ashtu si në të gjithë Gjermaninë, transmeton DW.
Numri i familjeve me këto probleme sociale sot është më i madh se në të kaluarën..
“Sot ne nuk kemi një rrjet social mbrojtës përmes familjeve të mëdha apo përmes disa vlerave të qëndrueshme në komunitetet fetare, përmes ndihmës së fqinjëve ose sistemit të asistencës familjare, të cilat kanë vepruar si faktorë stabilizues”, përshkruan këto ndryshime në shoqëri psikoterapeuti për fëmijë dhe të rinj në Këln, Wolfgang Oelsner.
“Një gjë e tillë nuk mund të neglizhohet. Sot e gjithë barra bie mbi familjen dhe ajo duhet të përballojë shumë.”
A duhet që zyrat për mbrojtjen e fëmijëve të ndërhyjnë më shpesh, për shkak se për shumë familje mungon ndihma nga të afërmit dhe fqinjët? Ose pse ka gjithnjë e më shumë të rritur që vuajnë nga sëmundjet psikike? Sipas Schäfer-Sikora arsyet se pse gjithnjë e më shumë fëmijë merren në mbrojtje, qëndrojnë në vend tjetër: Njerëzit janë bërë më të kujdesshëm.
Një dallim nga e kaluara, sot shumë fëmijë dhe të rinj të keqtrajtuar u tregojnë mësuesve të tyre ose drejtohen tek Zyra e Mbrojtjes së Fëmijëve.
“Më parë fëmijët e varfër mendonin se nuk duhet të tregonin dhe të fshihnin rastin kur babai i alkoolizuar kishe goditur nënën”, thotë Wolfang Oelsner.
Sot të rinjtë, falë edhe edukimit të tyre në shkolla, janë gati të tregojnë kur kanë nevojë për ndihmë, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











