Bota
Rritet numri i britanikëve që kërkojnë pasaporta gjermane: nga 59 në 1824
Shumica e britanikëve që kanë kërkuar pasaportë gjermane janë me origjinë hebreje, të cilët shfrytëzojnë ligjin 116 të Kushtetutës gjermane, për t’u dhënë nënshtetësi të gjithë pasardhëse të atyre që u përndoqën gjatë kohës së nazizmit 1933-1945.
Një raportim i fundit i “Die Zeit” tregon se, që pas referendumit për “Brexit” është shënuar një rritje e ndjeshme e kërkesave të britanikëve për pasaporta gjermane.
Në 2015 ishin vetëm 59 kërkesa për marrjen e pasaportës gjermane nga britanikët, në 2016 kjo shifër arriti 760, kurse në vitin e kaluar 1824 sosh, tha një zëdhënëse e ministrisë së brendshme gjermane, përcjell albinfo.ch. Në tre çerekët e parë të 2018 kjo shifër shkon në 1147.
Kjo rritje dramatike është thuajse e njëtrajtshme edhe në shumë vende të tjera. Franca për shembull rezulton vendi i dytë më popullor, shtetësia e të cilit është kërkuar nga britanikët në 1.518 raste gjatë vitit të kaluar, krahasuar me 320 të tilla të vitit 2015. Edhe Belgjika mbetet e preferuar, me 1.381 pasaporta të dhëna vitin e kaluar, krahasuar me 127 të vitit 2015.
Pasaportat e reja të tyre do t’u garantojnë zotëruesve të drejtat për të udhëtuar, jetuar dhe punuar kudo në Bashkimin Europian pas “Brexit”-it, e këto të drejta mund t’ua kalojnë edhe fëmijëve të tyre. Në shumicën e rasteve të pasqyruara në këtë raport, shtetasit e përfshirë kanë mbajtur njëkohësisht edhe nënshtetësinë britanike, duke u bërë me nga dy nënshtetësi.
Shumica e britanikëve që kanë kërkuar pasaportë gjermane janë me origjinë hebreje, të cilët shfrytëzojnë ligjin 116 të Kushtetutës gjermane, për t’u dhënë nënshtetësi të gjithë pasardhëse të atyre që u përndoqën gjatë kohës së nazizmit 1933-1945.
Britania me anë të referendumit vendosi daljen nga BE në 23 qershor 2016.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












