Bota
Rritet numri i azilkërkuesve në Europë
Për herë të parë që nga viti 2015 numri i kërkesave për azil në Europë ka shënuar rritje, sipas Eurostat. Por në Gjermani numri i azilkërkuesve ka rënë.
Në gjithë Bashkimin Europian numri i azilkërkuesve që bëjnë kërkesë për azil për herë të parë deri në shtator të këtij viti ka shënuar rritje me 8,6%, nga 435.610 vetë në 473.215 persona. Kjo paraqet një ndryshim të trendit, sipas Eurostat. Deri më tani numri i azilkërkuesve pas nivelit maksimal të 1,2 milion personave në vitin 2015, ka rënë nga viti në vit. Më shumë kërkesa për azil ka pasur Franca dhe Spanja. Kurse vendet kryesore origjine janë Siria, Afganistani, Venezuela.
Ndryshe nga disa vende të BE-së, në Gjermani numri i azilkërkuesve ka shënuar rënie, 13%, sipas të dhënave të Eurostat. Nga janari deri në nëntor 2019, kanë kërkuar azil për herë të parë në Gjermani 133.270 vetë, bëjnë të ditur mediat e grupit mediatik, “Funke Mediengruppe”. Që në vitin 2018 u shënua një rënie e kërkesave për azil në Gjermani. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme në Gjermani kishte bërë të ditur rënien e kërkesave për azil në Gjermani.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











