Kosova
Rritet çmimi i bukës në Kosovë
Me hyrjen në fuqi të taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, prodhuesit e bukës në Kosovë kanë filluar rritjen e çmimit të saj, nga 30 në 40 centë, të cilën ata po e arsyetojnë me shtrenjtimin e miellit.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Muhamet Farizi, tha për Radio Kosovën se ngritja e çmimit të bukës në Kosovë ka ndodhur edhe kur ka pasur rezerva të mëdha të grurit. Sipas tij, rritjen e çmimit po e bëjnë furrtarët për përfitime të veta.
“Çmimi i bukës në Kosovë në përgjithësi ka pasur lëvizje edhe me herët, posaçërisht ngritje të çmimit ka pasur në kohën kur s’ka pasur furnizim të mjaftueshëm, por edhe kur ka pasur furnizim të tepruar. Kemi pasur raste kur çmimi i miellit ka qenë tejet i ulët, por çmimin e bukës furrtarët nuk e kanë ulur, e kanë shfrytëzuar për përfitime të veta”, ka thënë Farizi.
Ndërsa Ilhami Ismajli, zëdhënës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nëpërmjet telefonit tha se furrtarët mund ta ngritin çmimin e bukës dhe se kjo është çështje e tyre.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












