Shqipëria
Rriten shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Austrisë
Austria gjatë viteve të fundit renditet në vendet kryesuese të listës së investimeve të huaja në Shqipëri
Mësohet se Shqipëria rriti ndjeshëm eksportet drejt Austrisë gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar së fundmi nga INSTAT-i, eksportet shqiptare arritën 1.1 miliard lekë gjatë periudhës janar-qershor, nga 767 milionë lekë që ishin në gjysmën e parë të 2020-ës. Ndërkohë rritje shënuan edhe importet nga Austria. Sipas INSTAT-it, importet llogariten 3.1 miliardë lekë për periudhën, nga 2.3 miliardë lekë që ishin përgjatë 6-mujorit të parë të 2020-ës, përcjell albinfo.at.
Nga ana tjetër, marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë janë intensifikuar dukshëm gjatë viteve të fundit. Veçanërisht sistemi bankar dhe ai i sigurimeve (rreth 70% të aksioneve në treg) dominohen aktualisht nga biznese austriake.
Me vënien në funksion të hidrocentralit ASHTA në veri të Shqipërisë, Austria përfaqësohet në Shqipëri edhe në fushën e energjetikës.
Austria gjatë viteve të fundit renditet në vendet kryesuese të listës së investimeve të huaja në Shqipëri. Aktualisht shuma e investimeve austriake në Shqipëri llogaritet rreth 554 milionë eurosh. Në Shqipëri operojnë gjithsej 100 ndërmarrje me kapital austriak (përfshirë edhe ndërmarrjet me kapital të përbashkët). Gjithashtu edhe në fushën e turizmit ka një potencial të madh zhvillimi. Numri i turistëve austriakë që vizitojnë çdo vit Shqipërinë po rritet gjithmonë e më shumë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












