Lajme
Rriten qiratë në qytetet më të mëdha zvicerane
Cyrihu dhe Gjeneva janë dy qytetet më të shtrenjta në Zvicër për marrjen me qira të shtëpive, me çmime që vazhdojnë të rriten ndërsa njerëzit lëvizin nga qytetet më të vogla në qytetet e mëdha, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Gjeneva është vendi më i shtrenjtë për të marrë me qira apartamente të mëdha familjare – një apartament me 4,5 dhoma prej 90-120 metra katrorë kushton 3,500 CHF – Cyrihu është më i shtrenjti për apartamentet me dy dhoma (1,650 CHF në muaj), sipas një raporti të hënën nga comparis.ch, një faqe interneti për krahasimin e çmimeve.
Dallimi mund të shpjegohet nga numri i njerëzve që jetojnë vetëm.
“Përderisa kjo ka rënë në Gjenevë në vitet e kaluara, është rritur në Cyrih”, tha Leo Hug i comparis.ch.
Raporti, i cili analizoi ndryshimet në qiratë në dhjetë qytetet më të mëdha zvicerane gjatë pesë vjetëve të fundit, vuri në dukje gjithashtu se rritja e çmimit të apartamenteve të mesme dhe të mëdha ishte më e madhja në Gjenevë: që nga viti 2017, apartamentet me 4.5 dhoma u rritën me 4.2% në 3,500 CHF, ndërsa banesat me 3,5 dhoma u rritën me 9,5% në 2,640 CHF.
Lucerni në Zvicrën qendrore pa rritjen më të madhe kur bëhej fjalë për njësitë me dy dhoma, çmimi mesatar i të cilave u rrit me 4.8% në 1,300 CHF në muaj.
Më lirë në Lugano
Megjithatë, në përgjithësi, tabloja është e një stabiliteti relativ, me shumë nga dhjetë qytetet që nuk tregojnë ndryshim ose madje edhe ulje të çmimeve të qirasë. Në Lugano në Zvicrën jugore qiraja për një apartament me 4,5 dhoma ra nga 1,900 CHF në 1,700 CHF – më pak se gjysma e çmimit si në Gjenevë.
Ndërkombëtarisht, Cyrihu dhe Gjeneva shfaqen rregullisht në listat e qyteteve më të shtrenjta në botë, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











