Maqedonia
Rriten pensionet dhe ndihmat sociale
Duke filluar nga muaji qershor, në Maqedoninë e Veriut do të rriten pensionet dhe ndihma sociale.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut, Mila Carovska shpreson se deri në fund të këtij muaji të kalojë në Kuvend pakoja e ligjeve sociale.
Në një intervistë për Evropën e Lirë theksoi se pagesa do të fillojë nga muaji qershor, përcjell albinfo.ch.
“Ulja e varfërisë në shtetin tonë veçanërisht e varfërisë së fëmijëve, është prioritet i kësaj qeverie dhe këtë e kemi treguar edhe me përgatitjet intensive në këtë reformë dhe me kalim sa më të shpejtë të ligjeve nëpër procedurat qeveritare. Por, sikur edhe secila reformë, edhe kjo reformë kërkon bisedime, kërkon të dëgjohen të gjitha palët e prekura, siç janë shoqatat e qytetarëve, po ashtu edhe vetë qytetarët e prekur, po ashtu edhe partitë politike dhe të gjithë ata që në Kuvend duhet të votojnë këtë reformë. Unë tani jam e sigurt se gjatë këtij muaji do ta miratojmë dhe se që në muajin e ardhshëm do të fillohet me pagesat”, theksoi ministrja Carovska.
Me pakon e ligjeve sociale, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç që nuk kanë plotësuar vitet për përfitimin e pensionit do të jepen nga 6100 denarë apo 100 euro. Kusht për këtë kategori është që të kenë jetuar së paku 15 vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa ndihmat sociale do të shënojë rritje deri në 200 euro për një familje katër anëtarësh, por rritje do të ketë edhe për kategoritë e tjera, raporton Ina.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












