Shqipëria
Rritet numri i udhëtimeve përmes ajrit nga Shqipëria, shkak edhe kompanitë low cost
Tashmë për të udhëtuar me avion në destinacione të ndryshme, biletat nisin nga 10 euro

Futja në treg e kompanive ajrore low cost në Shqipëri duke rritur konkurrencën dhe ulur ndjeshëm çmimin e biletave ka sjellë dhe një numër të shtuar të qytetarëve dhe turistëve që zgjedhin të udhëtojnë përmes ajrit.
Tashmë për të udhëtuar me avion në destinacione të ndryshme, biletat nisin nga 10 euro, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Sipas shifrave të INSTAT, gjatë vitit 2024, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar në rrugë ajrore ka arritur në 10 milionë e 708 mijë pasagjerë. Kjo rritje është reflektuar edhe në të ardhurat që vjel buxheti i shtetit mbi “tarifën e shërbimit për kalimin e kufirit në avion”.
Të dhënat e detajuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se përgjatë vitit 2024, nga kjo tarifë janë arkëtuar rreth 5 milionë euro me një rritje prej 40.4 për qind në raport me një vit më parë, ku të ardhurat regjistroheshin në rreth 3.6 milionë euro.
Por çfarë është tarifa e avionit dhe si paguhet ajo? Në vitin 2014, Ministria e Financave e Shqipërisë vendosi një tarifë prej 10 euro për kalimin e kufirit me avion, e cila u reflektua drejtpërsëdrejti në xhepat e qytetarëve për shkak se solli një rritje të menjëhershme të biletave, transmeton tutje albinfo.ch.
Ndërsa, në Prill të vitit 2022, qeveria zvicerane vendosi të ulë nga 10 euro në 1 euro tarifën e kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë, e njohur gjerësisht si taksa e fluturimeve. Vendim u reflektua drejtpërsëdrejti në rëni të çmimit të biletave për qytetarët.
Çdo shoqëri ajrore në momentin e shitjes së biletave, duhet ti shtojë vlerës së saj dhe ta pasqyrojë në tërë këtë tarifë. Tirana International Aeroport është subjekti përgjegjës për mbledhjen e kësaj tarife dhe më pas transferimin e saj në llogarinë e drejtorisë rajonale tatimore.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri