Maqedonia
Rriten infektimet me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar për rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19.
Sipas të dhënave të fundit, gjatë 24 orëve janë shënuar 593 raste të reja infektimi nga 3,391 teste për COVID-19. Numri më i madh i tyre është në Shkup. Javën e fundit, të rinjtë e moshës nga 20 deri 29 vjeç kanë qenë më të prekur.
“Në spitale janë shtruar 476 pacientë, 8 prej të cilëve në gjendje më të rëndë, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Numri i viktimave, që nga shpërthimi i pandemisë, ka arritur në 7,160. Shkalla e vdekshmërisë vazhdon të jetë ndër më të lartat jo vetëm në krahasim me vendet e Ballkanit, por edhe më gjerë. Ndërkohë, rreth 6,900 janë raste aktive. Në mesin e viktimave të regjistruara të marten, është një vajzë 16 vjeçe nga rrethinat e Tetovës, për të cilën mjekët thanë se ishte sjellur në spital në gjendje tepër të vështirë, ndërkohë që nuk kishte qenë e vaksinuar. Mjekët nuk kishin dijeni nëse pacientja kishte pasur sëmundje kronike”, thuhet në raport.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











