Bota
Rrëzohet një aeroplan në Maqedoni, katër persona humbën jetën
Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar në Maqedoni, në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut”, në malet e Jakupicës, përcjell portali MKD.
Sipas njoftimeve të para, me këtë aeroplan po udhëtonte një familje, e cila ka humbur jetën nga fatkeqësia fatale. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh me dy fëmijë.
Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes. Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, ndërsa MPB pritet të dalë me detaje. Aeroplani është aksidentuar si pasojë e motit të keq dhe turbulencave.
Në fillim aeroplani ishte raportuar i zhdukur.
“Në orën 16:16 janë humbur kontaktet me avionin e tipit Cesna P210H, i cili ka fluturuar nga Ohri për në Sofje. Për shkak të kushteve të këqija të motit, piloti ka vendosur të aterojë në Shkup, ndërsa për një periudhë të shkurtër ka kërkuar leje që të vazhdojë për në Sofje”, tha drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Nikollçe Tasevski, njofton AIM, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











