Shkurt.ch
Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën të dy pilotët!
Bëhet e ditur nga Departamenti i Mbrojtjes (VBS) se në këtë aksident kanë humbur jetën të dy pilotët ndërsa ndihmësi i tyre ka pësuar lëndime
Ende pa kaluar as një muaj i plotë nga aksidenti tragjik, me ç`rast pati humbur jetën një pilot i i ri ushtarak, sot sërish një helikopter ushtarak është rrëzuar në afërsi të “Qafës së Gothardit”. Ndërkohë bëhet e ditur nga Departamenti i Mbrojtjes (VBS) se në këtë aksident kanë humbur jetën dy pilotët ndërsa ndihmësi i tyre ka pësuar lëndime.
Sipas VBS, është mobilizuar shërbimi i shpëtimit përmes ajrit Rega dhe po merret me aksidentin dhe viktimat.
Drejtori për siguri i kantonit të Ticinos, Norman Gobbi ka shkruan në twitter se bëhet fjalë për një helikopter të tipit “Super Puma”.
VBS nga ora 15 po paraqitet drejtpërdrejt me një konferencë për media ku po jep informacione më të hollësishme rreth aksidentit.
Përfaqësuesit e VBS-së në konferencën për shtyp bënë po ashtu të ditur se dy oficerë francezë dhe një pjesëmarrës zviceran i inspeksionit të OSBE-së të cilët ishin transportuar me këtë helikopter kanë shpëtuar , pasi që ata kanë zbritur nga helikopteri para se ai të nisej sërish për rrugë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











