Shkurt.ch
Rrëzohet aeroplani, tre të vdekur
Dy veta kanë vdekur në vend ndërsa i treti, nga lëndimet e rënda të pësuara, ka vdekur në orët e vona të natës në spital
Pasditen e të martës është rrëzuar një aeroplan i vogël shkollor në afërsi të sheshit të fluturimeve në Kägiswil të kantonit Obwalden. Për pasojë kanë vdekur në vend dy meshkuj që ndodheshin në aeroplan ndërsa i treti, nga lëndimet e rënda të pësuara, ka vdekur në orët e vona të natës në spital, njofton policia. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të pasqaruara.
Megjithatë mendohet se moti me stuhi që ka mbretëruar pasditen e djeshme në atë regjion mund të ketë qenë shkaktari, njofton nlz.ch.
Pjesëtarë të forcave të shpëtimit kanë thënë se në njëzet vitet e fundit nuk ka pasur aksident më të rëndë të kësaj natyre në regjion.
Prokuroria Federale ka nisur hetimet rreth rastit.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












