Lajme
Rrezik i ulët i infeksionit me koronavirus përmes syve
"Në asnjë nga mostrat e 46 personave të ekzaminuar nuk janë gjetur në konjuktivë sasitë përkatëse të receptorëve ACE-2 ose TMPRSS2, të cilat janë të rëndësishme për koronën"
Sipas gjendjes aktuale të studimeve, “asgjë nuk tregon që ne duhet t’i konsiderojmë sytë si një “port të rëndësishëm hyrje ose dalje të virusit”, ka deklaruar Clemens Lange nga Klinika Universitare e Freiburgut, Gjermani. Ai këtë e ka theksuar në kongresin vjetor të Shoqatës Gjermane të Oftalmologjisë (DOG), shkruan srf.ch.
Këtë vit pjesëmarrësit e kongresit kanë diskutuar aspekte të ndryshme të mjekësisë oftalmologjike në internet.
Sipas Lange, disa studime parashikojnë që infeksioni përmes konjuktivës është i mundur, transmeton albinfo.ch. Por, në asnjë nga mostrat e 46 personave të ekzaminuar nuk janë gjetur në konjuktivë sasitë përkatëse të receptorëve ACE-2 ose TMPRSS2, të cilat janë të rëndësishme për koronën, ka thënë Lange, i cili ishte i përfshirë në këtë studim.
Sipas tij, transmetimi i virusit përmes lotëve është gjithashtu shumë i vështirë. “Shkrepja e rregullt e syrit dhe fakti se hapësira e syrit është e vogël, duhet të parandalojë që viruse të mjaftueshme të futen në sy”. Po ashtu është konstatuar se lotët e njerëzve të infektuar me koronavirus shumë rrallë përmbajnë material gjenetik të virusit.
Por, Lange megjithatë nuk përjashton mundësinë e transmetimit të koronavirusit përmes syve. Ai ka thënë se edhe me ekzaminime oftalmologjike, aerosolet nga trakti respirator i njerëzve të infektuar paraqesin një rrezik dukshëm më të lartë të infeksionit për mjekët sesa lotët dhe sipërfaqja e syve të pacientëve.
“Megjithëse aktualisht nuk duhet të kemi frikë nga infeksioni përmes syrit, hulumtime të mëtejshme janë të nevojshme për të marrë informacione të plota në lidhje me infektivitetin aktual dhe vendet e mundshme të shumëzimit të virusit”, ka paralajmëruar kryetari i DOG Hans Hoerauf nga Qendra Mjekësore e Universitetit Göttingen, përcjell albinfo.ch. Pavarësisht nga rreziku dukshëm i ulët, personeli i spitalit këshillohet urgjentisht të mbrojë sytë me syze ose me maskën mbrojtëse të syve gjatë punës në kujdesin intensiv me pacientët e prekur nga korona.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












