Bota
Rreth 300.000 vetë të shpallur në kërkim në Gjermani
Sipas njoftimeve të mediave policia gjermane është në kërkim të rreth 300.000 vetëve të shpallur në kërkim. Ndër ta 126.000 të huaj, shumica e të cilëve janë islamistë
Gazeta “Welt am Sonntag” jep shifrat e sakta duke iu referuar të dhënave të Entit Federal për Kriminalitetin në Gjermani. Sipas tyre janë shpallur në kërkim saktësisht 297.820 vetë, 126.327 syresh të huaj.
Ministria Federale e Punëve të Brendshme mendon se një pjesë të huajve të shpallur në kërkim duhet të jenë larguar ndërkohë nga Gjermania.
Personat e shpallur në kërkim janë persona të burgosur për vepra penale që janë arratisur, të tillë që janë fshehur për t’i shpëtuar ndjekjes penale, ose persona që konsiderohen si rrezik për rendin publik, shkruan “DW”.
Sipas autoriteteve ndër personat e shpallur në kërkim ka një rritje të numrit të personave që kanë kryer vepra penale me motive politike, përcjell albinfo.ch.
Në krahasim me një vit më parë numri i personave të shpallur në kërkim për vepra të tilla është trefishuar, fjala është për 4.411 vetë. Shumica e tyre janë islamistë.
Armin Schuster, bashkëkryesues i Komisionit për Punët e Brendshme të Bundestagut, kërkoi përpjekje më të mëdha për arrestimin e të huajve, të cilët janë fshehur për t’i shpëtuar dëbimit nga Gjermania. Ai kërkoi që për këtë qëllim policia të përdorë metodën e kontrollit të automjeteve apo të personave edhe pa pasur raste dyshimi, metodë e cila në Gjermani zakonisht përdoret për arsye sigurie në raste konferencash të rëndësishme ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











