Lajme
Rregullorja për punëtorët nga Ballkani pritet të zgjatet deri në vitin 2023
A duhet që njerëzit nga Ballkani Perëndimor të vazhdojnë të punojnë në Gjermani në kushte më të lehta? Kohët e fundit ka pasur shumë pikëpyetje lidhur me këtë. Tani duhet të vendoset
Leja e veçantë për punëtorët migrantë nga Ballkani Perëndimor, e përcaktuar mbi “rregulloren ballkanike”, do të zgjatet. Sipas një projektligji nga Ministria Federale e Punës, i të cilin e ka në dispozicion DPA (Agjencia Gjermane e Shtypit) në Berlin, shtrirja e të ashtuquajturës rregullore të Ballkanit Perëndimor duhet të zbatohet deri në vitin 2023.
Kjo ka për qëllim t`u mundësojë edhe më tej qytetarëve të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Kosovës që të hyjnë në Gjermani me lejen për të punuar, pa marrë parasysh kualifikimin zyrtar, shkruan dpa, transmeton albinfo.ch. Një kuotë deri në 25,000 njerëz pritet të pranohet për çdo vit nga ky regjion.
Ministria tashmë ka filluar koordinimin e draftit të projektligjit të përmendur, brenda qeverisë federale.
Njerëzit nga këto vende kanë pasur mundëinë të marrin vizë pune për Gjermani, duke filluar nga janari i vitit 2016 – madje edhe pa njohuri të gjuhës gjermane dhe pa kualifikime profesionale, transmeton albinfo.ch. Parakushti është që aplikanti të ketë një kontratë pune dhe që Agjensia Federale e Punësimit (BA) të pajtohet me këtë. Aplikanti gjithashtu nuk duhet të ketë marrë më parë përfitime sociale. Rregullorja qe krijuar si përgjigje ndaj numrit të madh të azilkërkuesve nga këto shtete që kishin mësyrë Gjermaninë në vitet 2014-2015. Rregullorja ballkanike (ajo nga viti 2016), pritet të skadojë në fund të dhjetorit të vitit 2020.
Sipas një studimi të realizuar nga Instituti për Tregun e Punës dhe për Kërkime Profesionale (IAB), 58 për qind e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor, që kanë përfituar nga rregullorja, janë të punësuar si specialistë, specialistë ose ekspertë.
Në fund, nuk ishte e qartë nëse zgjatja e planifikuar do të bëhej ose jo. Skepticizmi ekzistues, veçanërisht nga ana e Unionit (CDU), vinte nga numri i shtuar i njerëzve të papunë për shkak të pandemisë së koronavirusot, përcjell albinfo.ch. Mirëpo, sipas zyrtarëve qeveritarë, një numër i madh i punëtorëve nga Ballkani Perëndimor janë të punësuar në industrinë e ndërtimit. Dhe, në këtë degë nuk ka asnjë shenjë të zvogëlimit të nevojës për punë. Për dhënien e aprovimit të saj, BA kontrollon nëse punëtorët vendas ose evropianë janë në dispozicion për punën përkatëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













