Lajme
Rregullorja e re e udhëtimit në Austri: Kush do të futet në karantinë, e kush jo?
Rregulloret e reja të hyrjes në Austri do të hyjnë në fuqi të mërkurën e ardhshme. 3G-të: Geimpft, getestet, genesen (i vaksinuar, i testuar apo i rikuperuar) mbeten pikat kryesore të rregulloreve të reja
Siç njoftoi Ministri i Shëndetësisë Wolfang Mückstein, paralelisht me hapat e hapjes në këtë vend, mund të zbatohej gjithashtu edhe lehtësimi i hyrjes në Austri. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për vendet në të cilat numri i infeksioneve është mjaft i ulët.
Pikat kryesore të kësaj rregulloreje janë dëshmitë e 3-G-së: Për çdo lloj hyrjeje, dëshmia e vaksinimit, testimit ose rikuperimit (shërimit nga Covid -19) është një parakusht”, shtoi ai, shkruajnë mediat austriake, transmeton albinfo.at
Kjo do të thotë që ju duhet të sillni një nga dokumentet e mësipërme sa herë që hyni në Austri dhe të regjistroheni 72 orë paraprakisht në entry.ptc.gv.at. Megjithatë, nëse vini nga disa vende të caktuara, ju ende duhet të hyni në karantinë.
Tri kategori të reja
Siç është njoftuar tashmë, ndryshimi i fundit në rregulloren e hyrjes i ndan shtetet në tri kategori të reja. Për sa kohë që dikush hyn nga një vend me një incidencë të ulët të infeksionit, detyrimi i karantinës nuk zbatohet. Sidoqoftë, nuk mund të shmanget një test negativ, një dëshmi vaksinimi ose vërtetim që jeni i rikuperuar. Nëse asnjërën nga këto nuk e posedoni, duhet të bëni një test në Austri brenda një dite.
Për sa kohë që dikush hyn nga një vend me rrezik, personat e vaksinuar ose të rikuperuar nuk kanë pse të hyjnë në karantinë. Por, ky rregull nuk parashihet për personat që vetëm janë testuar. Këta të fundit mund ta përfundojë karantinën me një dëshmi të testit negativ nga dita e pestë e hyrjes.
Shtetet me variant të virusit bëjnë pjesë në kategorinë e tretë. Si më parë, hyrja nga këto zona është e mundur vetëm me masën e karantinës. Në thelb, lejohen të hyjnë vetëm shtetasit austriakë dhe personat me vendbanim të zakonshëm në Austri. Personat që hynë në Austri nga këto shtete, do t’iu nevojitet ende një test negativ PCR. (Kjo vlen edhe për personat e vaksinuar apo të rikuperuar). Austriakët dhe personat që banojnë në këtë shtet lejohen të hyjnë në vend, por duhet të bëjnë një test PCR brenda 24 orëve. Kjo do të kontrollohet nga autoritetet shëndetësore.
Shtetet e Ballkanit si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut…
Për vendet që nuk janë përmendur qartë në listën e re të rregullores së hyrjes – përfshirë disa shtete të Ballkanit si: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Turqia, sipas tekstit të rregullores, personave që vijnë në Austri nga këto shtete “ u ndalohet hyrja”, shkruan heute.at. Por, ka përjashtime: Përveç personave që hynë në Austri për qëllime të punës apo të studimeve, siç ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë, gjithashtu duhet llogaritur edhe personat që kanë një marrëdhënie të ngushtë me Austrinë. Kjo do të përfshin, për shembull, personat që kanë nënshtetësi austriake apo që kanë një vendbanim në Austri, përcjell albinfo.at
Që ta thjeshtësojmë: Bashkatdhetarët tanë që kanë vendbanim apo nënshtetësi në Austri, do t’u lejohet të vizitojnë vendlindjen e tyre dhe të kthehen sërish në Austri pa karantinë, por duke zbatuar rregulloren e 3 G-së, ndërsa familjarët të cilët dëshirojnë t’ju vizitojnë në Austri, por që nuk janë banorë të Austrisë, duhet të futën në karantinë të paktën pesëditore.
Shtetet me incidencë të ulët të infeksionit të cilave u hiqet karantina
Këto shtete janë të renditura sipas alfabetit të gjuhës gjermane
- Andorra
- Australien
- Belgien
- Bulgarien
- Dänemark
- Deutschland
- Estland
- Finnland
- Frankreich
- Fürstentum Liechtenstein
- Griechenland
- Irland
- Island
- Israel
- Italien
- Lettland
- Luxemburg
- Malta
- Monaco
- Neuseeland
- Norwegen
- Polen
- Portugal
- Rumänien
- San Marino
- Singapur
- Slowakei
- Slowenien
- Spanien
- Schweiz
- Südkorea
- Tschechische Republik
- Ungarn
- Vatikan
- Kroatien
- Litauen
- Niederlande
- Schweden
- Zypern
Shtetet me variant të virusit
- Brasilien
- Indien
- Südafrika
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









