Futboll
Rrëfehet Zhegrova: E ardhmja, Kosova, Baseli dhe gjesti ndaj Shqipërisë
Futbollisti i talentuar ka treguar pse nuk do të vazhdojë kontratën me skuadrën zvicerane
Edon Zhegrova është njëri nga lojtarët më të talentuar shqiptar. Sulmuesi i Kosovës është pjesë e Baselit këtë sezon pasi është huazuar nga Genk.
Në një lidhje me “Fan zone” të Supersport-it, Zhegrova ka folur për rikthimin në fushë, Kosovën dhe të ardhmen, përcjell albinfo.ch.
“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë dhe jemi munduar të mbajmë veten në formë me programet që kemi marrë nga klubi. Tani jemi kthyer në stërvitje me skuadrën dhe gjithçka po shkon mirë”.
Aventura te Baseli? “Baseli nuk e ka opsionin për të më blerë për shkak të pandemisë së Covid-19. Kam shumë oferta nga Franca, Anglia e Gjermania dhe do t’i shqyrtoj të gjitha ofertat, por dëshiroj edhe të luaj në Basel. Kam oferta konkrete nga Franca dhe do të vendos me menaxherin tim projektin më të mirë dhe ku mund të luaj më shumë.
Nesër do të vendoset se çfarë do të bëhet e shpresojmë të luhet kampionati deri në fund. Pika ime më e fortë që është që kam shumë vetëbesim dje kam i kënaqur me veten time”.
Festimi ndaj Shqipërisë? “Festimi ka qenë normal, gjesti është pjesë lojës dhe jam showmen. Shqipërinë e dua shumë e shpresoj të kualifikohen në Evropë sërish. Nuk dua të luaj në kampionatin shqiptar dhe atë kosovar.
Ne do të bëjmë maksimumin ndaj Maqedonisë dhe në futboll nuk i dihet asnjëherë”.
Konkurrenca me Rashicën? “Është një super lojtar dhe nuk kam rivalitet, por shok skuadre. Kur më jep mundësi trajneri bëj gjithmonë maksimumin. Keni për të parë Zhegrovën në Barcelonë në të ardhmen”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












