Kosova
Rrëfehet 70-vjeçarja, që iu vodhën 55 mijë euro: I kisha ruajtur për të blerë banesë
Hajnat kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa për rastin është deklaruar edhe policia
Remzie Mani është rrahur dhe është lidhur mbrëmë në shtëpinë e saj në Gjurgjedell të Kaçanikut, nga tre persona të panjohur, derisa nën kërcënimin e armës ia kanë vjedhur 55 mijë euro dhe telefonin.
Në një rrëfim për T7, 70-vjeçarja deklaron se paratë i ka ruajtur për ta blerë një banesë, ndërsa dhimbjet nga rrahja e mbrëmshme po i ndien edhe sot, përcjell albinfo.ch.
“Kanë hyrë tre persona, të maskuar e kanë thy derën, unë jam kanë fjet, ma kanë mëshu grusht me kanë lidhë, më kanë pyet ku i ke paratë, deri sa i kanë gjetë më kanë maltretu, paratë i kam ru me ble banesë, kryt edhe sot po me dhemb, shumë keq jam me shëndet, po më dhemb trupi në tana antë, ishalla policia i zen hajnat”, tha ajo për T7.
Hajnat kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa për rastin është deklaruar edhe policia.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur me forcë kane depërtuar ne shtëpinë e saj, e kane lidhur me lidhëse plastike, e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës se ftohtë e kanë detyruar të tregojë vendin e kasafortës”, bën të ditur Policia.
Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Të dyshuarit kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, bën të ditur njoftimi i Policisë.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











