E-Diaspora
Rrëfehen familjarët e dy fëmijëve që u mbytën në lumë në Francë
Gjithë kjo ngjarje tragjike, ndodhi para syve të nënës së tyre, 35-vjeçares Arijana Demiri
Pesëvjeçarja Majda Demiri, e djaloshi 2-vjeç Adil Demiri, humbën jetën tragjikisht në valët e lumit Le Moingt të Francës.
Tash e 15 vjet jetojnë në qytetin Mont Brison të Francës.
Por, familja Demiri nga Prizreni nuk do ta harrojë kurrë 24 dhjetorin e vitit 2019.
Gjithë kjo ngjarje tragjike, ndodhi para syve të nënës së tyre, 35-vjeçares Arijana Demiri.
Ajo, siç raportohet, arriti të bashkohej me fëmijët, por pamundur që t’i shpëtonte nga valët e rrëmbyeshme të lumit.
Ndërkohë T7 ka arritur të kontaktojë me Merita Gashin, vajzën e tezës së Arijana Demirit, e cila përmes një telefonate tregoi se si ndodhi ky rast.
Nëna e fëmijëve, pas ngjarjes tragjike menjëherë është shtruar në spital.
Sipas familjares së saj, ajo ende është në gjendje kome.
Ndërkohë, zyra e prokurorit në Saint-Etienne të Francës ka nisur hetimet, dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave.
E familjen nga Kosova me qëndrim në Francë e kanë ngushëlluar presidenti i Kosovës, kryeministri në detyrë, e ministri në detyrë i Jashtëm.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












