Futboll
Rrahmani planifikon të luajë në Champions me Napolin
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, dëshiron që vitin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve me skuadrën e Napolit.
Rrahmani synon që në edicionin e ri në Serie A, që nis më 19 shtator, ta ndihmojë Napolin të sigurojë një pozitë që dërgon në Champions për sezonin 2021/22. Kështu ka deklaruar Rrahmani të enjten në një intervistë për radion italiane “Kiss Kiss”.
Rrahmani javë më parë i është bashkuar Napolit në përgatitje dhe me padurim po e pret ndeshjen e parë zyrtare me këtë skuadër. Napoli në janar pagoi 14 milionë euro për kartonin e kosovarit.
Napoli ndeshjen e parë të sezonit të ri do ta luajë më 20 shtator në udhëtim kundër Parmas. Rrahmani insiston se është i gatshëm për të ofruar paraqitje të mira si te Verona në edicionin e fundit.
“Synimi personal për edicionin e ri është që të sigurojmë një vend që na garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Shpresoj që ta arrijmë këtë, pasi Napoli duhet të kthehet aty ku edhe e ka vendin”, është shprehur Rrahmani. “Po përgatitemi maksimalisht për edicionin e ri dhe ndeshja e parë ndaj Parmas është shumë e rëndësishme. Duhet të japim gjithçka nga vetja për të pasur një start të suksesshëm”.
Rrahmani në verën e shkuar iu bashkua Veronës nga Dinamo Zagrebi dhe në edicionin e parë në Itali impresionoi me paraqitje. Ishte lojtari me më së shumti topa të rikuperuar në kampionat. Rrahmani shpreson që Napoli të luajë me katër mbrojtës edhe pse te Verona ishte adaptuar në sistemin me tre.
“Stili i lojës sime është që të rikuperoj sa më shumë topa. Personalisht ndihem më mirë me katër mbrojtës pasi gjithmonë kam luajtur këtë sistem. Te Verona vetëm një vit kam luajtur me tre mbrojtës, kështu që edhe te Napoli nëse më kërkohet nuk e kam problem të luaj”, është shprehur Rrahmani, që ka shtuar se për t’u adaptuar sa më mirë te Napoli po e ndihmojnë qendërmbrojtësit Kalidou Koulibaly e Kostas Manolas.
“Gjithmonë ke nevojë që të tjerët të të ndihmojnë kur je në ekip të ri për të mos gabuar. Ata janë shumë të fortë pasi kanë fituar Kupën e Italisë së fundi dhe po ndihem mirë që po stërvitem përkrah tyre”.
Rrahmani ka thënë se tashmë është adaptuar në qytetin e Napolit, kurse tifozët sa herë që e shohin në rrugë i kërkojnë ta mposhtin Juventusin.
Ai edicionin e fundit e pati mposhtur Juventusin me skuadrën e Veronës dhe shpreson që një gjë të tillë ta arrijë edhe me Napolin, ndonëse pranon se nuk do të jetë lehtë.
“Nuk mund të premtoj, por ne duhet të japim gjithçka nga vetja. Me rëndësi është të luajmë mirë dhe pres ndihmë të madhe nga tifozët kur të lejohen të rikthehen në tribuna. Tifozët vazhdimisht më kërkojnë ta mposhtim Juventusin, ta fitojmë titullin dhe trofe të tjerë”, tha Rrahmani, që do të luajë edhe në Ligën e Evropës. “Shpresoj ta fitojmë këtë garë, por për të pasur sukses duhet të punojmë shumë si grup dhe të jemi të bashkuar”.
Rrahmani 26-vjeçar ka kontratë me skuadrën e Napolit deri në verën e vitit 2024./Koha
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











