Bota
Rrahje masive ndërmjet refugjatëve në Francë
Si pasojë e përleshjes ka shpërthyer edhe një zjarr që shkatërroi ndërtesat prej druri, ku jetonin afër 1500 emigrantë në pritje për të shkuar në Britaninë e Madhe
Më shumë se 10 persona u lënduan në përleshjet mes kurdëve dhe afganëve në kampin e refugjatëve në qytetin francez Dunkerque, raporton France 24, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të përleshjeve ka ndërhyrë edhe policia. Në përleshje ishin përfshirë deri 150 emigrantë, disa që u therrën me thikë u dërguan në spital.
Si pasojë e përleshjes ka shpërthyer edhe një zjarr që shkatërroi ndërtesat prej druri, ku jetonin afër 1500 emigrantë në pritje për të shkuar në Britaninë e Madhe. Emigrantët janë të vendosur në dy shkolla ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.
Shumë prej tyre janë vendosur aty pas shkatërrimit të kampit pranë qytetit të Calais.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











