Jeta në Zvicër
Rossier: Marrëveshja me Kroacinë kërkon kohë dhe pëlqimin e BE-së
"Bëhet fjalë për një problem që nuk është vetëm i Kroacisë por edhe i BE-së. Janë 28 shtete që duhet të japin miratimin e tyre"
Pas votimit në favor të inciativës kundër migrimit masiv, Qeveria Federale e Zvicrës pati vendosur që të heqë dorë nga nënshkrimi i planifikuar më parë i marrëveshjes për lëvizje të lirë edhe me Kroacinë. Si rezultat i kësaj, Bashkimi Evropian e pati pezulluar pjesëmarrjen e Zvucrës në marrëveshjet tjera, si për shembull atë për hulumtime shkencore “Horizon 2020” dhe për shkëmbimin e studentëve. Në gjedjen që është tash, protokolli në mes të Zvicrës dhe Kroacisë për lëvizjen e lirë është ai që përcakton raportet Zvicër-BE.
Gjatë ditëve të fundit, sekretari shtetëror në Qeverinë e Zvicrës, Yves Rossier ka zhvilluar bisedime në Kroaci për të gjetur një zgjidhje. Por, zgjidhja nuk është aq e lehtë që të arrihet, ka theksuar Rossier duke folur për radion srf.
“Ne kemi kërkuar të gjitha zgjidhjet e mundshme dhe i kemi prezantuar në hollësi pozicionet e të dyja palëve por ky është megjithatë një proces që kërkon kohë. Bëhet fjalë për një problem që nuk është vetëm i Kroacisë por edhe i BE-së. Janë 28 shtete që duhet të japin miratimin e tyre kështu që kjo çështje nuk mund të reduktohet vetëm në qëndrimin e Zagrebit.
Një pohim të tillë e ka bërë së fundi edhe ambasadori i BE-së në Zvcicër, Richard Jones. Sipas tij, Zvicra duhet të njohë marrëveshjen për lëvizje të lirë dhe në veçanti të nënshkruajë marrëveshjen përkatëse me Kroacinë.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










