Rona, e pesta në Eurovision
Rona Nishliu, me 146 pikë të grumbulluara për këngën “Suus”, ka zënë vendin e pestë në natën finale të Eurovisionit, të mbajtur në Baku të Azerbaixhanit.
Me këtë rezultat Rona ka zënë pozicionin më të lartë në të cilin deri më tash ka mundur të plasohet ndonjë pjesëmarrës shqiptar në festivalin e eurosongut.
Të përkujtojmë se përfaqësuesja e parë e Shqipërise në këtë festival, Anjeza Shahini, vite më parë, pati zënë vendin e shtatë. Të gjithë pjesëmarrësit tjerë ndër vite, janë plasuar dukshëm më poshtë.
Vendin e parë në Baku e ka zënë këngëtarja Loreen e Suedisë, me këngën “Euphoria”.
Këto janë pikët që i mori nga shtetet tjera Shqipëria:12 pikë nga ZVRICRA12 pikë nga MAQEDONIA12 pikë nga ITALIA8 pikë nga HUNGARIA6 pikë nga FINLANDA6 pikë nga GJERMANIA5 pikë nga KROACIA5 pikë nga Danimarka4 pikë nga BULLGARIA4 pikë nga QIPRO3 pikë nga GJEORGJIA1 pikë nga SLOVENIA1 pikë nga SUEDIA 1 pikë nga LITUANIA1 pikë nga SERBIA
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











