Literaturë
Romani “Bolla” garon për çmimin prestigjioz irlandez
Romani me titullin “Bolla” me të cilin Pajtim Statovci kapërthen vitet e errëta për shqiptarët në Kosovë dhe pasojat e saj është futur në listën gjatë për “Dublin 2023”, njëri prej çmimeve më me peshë në botën letrare, përcjell albinfo.ch.
Ai është shprehur se është i lumtur të njoftojë se ‘Bolla’ është në listën e gjatë për Çmimin Letrar Dublin 2023. Çfarë gëzimi i jashtëzakonshëm të jesh në mesin e njerëzve kaq të nderuar”, ka shkruar shkurt Statovci, i cili në listë gjendet krahas emrave të shquar si Elif Shafak, Ruth Ozaki, Claire Keegan.
Vlen të theksohet se romani “Bolla” i Pajtim Statovcit, në të cilin trajtohen periudha paraluftës, luftës së fundit në Kosovë dhe pasojat e saj, është në listën e gjatë për çmimin letrar “Dublin 2023”. Pjesë e kësaj liste janë emrat e njohur të letërsisë botërore, si: Elif Shafak, Ruth Ozaki, Claire Keegan e të tjerë. Është një prej çmimeve më me peshë në botë për një vepër të vetme artistike të shkruar a përkthyer në anglisht. Fituesi shpërblehet me 100 mijë euro, shkruan koha.net.
Lajmin për nominim për çmimin prestigjioz, i cili daton prej vitit 1996, shkrimtari me prejardhje nga Kosova, e ka bërë të ditur nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Facebook.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













