Integrimi
Roli i Romeos i mundëson Drinit nga Kosova të qëndrojë në Gjermani
Falë kërkesave të vazhdueshme të nxënësve, prindërve të tyre dhe mësuesve, Drini, së paku përkohësisht mund të qëndrojë këtu dhe të vazhdojë të ndjekë mësimet në shkollën profesionale, drejtimin për elektricist. Gjatë kësaj kohe ai do të vazhdojë t`i japë Romeos “së tij” gjallërinë dhe forcën bindëse
Për dashnorin e Xhuljetës, Romeon e luajtur nga Drin Abdullahu, kjo ishte përballja e parë me një shfaqje teatrore. Për më tepër, shfaqje në gjuhën gjermane! Një sfidë jo e lehtë për refugjatin e ri të ardhur pak kohë më parë nga Kosova, shkruan jena-otz.
Dhe sikur nuk mjaftonin këto, mbi kokën e Drinit po qëndronte vendimi për kthim në Kosovë, pasi që, ashtu sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Ballkanit, nuk do t`i jepej azili.
Tash Drini e di se sa shumë i ka ndihmuar përgatitja e kësaj shfaqjeje për të mësuar gjermanishten, transmeton albinfo.ch. Dhe jo vetëm për mësimin e gjuhës! I riu nga Kosova, falë lojës në shfaqje do të bëhet subjekt i një angazhimi të madh të qytetarëve të Jena-s për t`i mundësuar qëndrimin në Gjermani.
Falë kërkesave të vazhdueshme të nxënësve, prindërve të tyre dhe mësuesve, Drini, së paku përkohësisht mund të qëndrojë këtu dhe të vazhdojë të ndjekë mësimet në shkollën profesionale, drejtimin për elektricist. Gjatë kësaj kohe ai do të vazhdojë t`i japë Romeos “së tij” gjallërinë dhe forcën bindëse, të tillë çfarë e presin të rinjtë e sotëm nga një Romeo, përcjell albinfo.ch. Një Romeo të luajtur nga një shqiptar, refugjat i ri, në shfaqjen e përgatitur në një shkollë profesionale gjermane.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












