Muzikë
Rokeri Kravitz, koncert në majë të malit
Ylli i muzikës rok, Lenny Kravitz, ka performuar në malet e mbuluara me borë në Ischgl të Austrisë.
Kravitz, për dy orë rresht argëtoi të pranishmit që ishin mbledhur për t’i dhënë fund sezonit të skijimit.
Kravitz u tha të pranishmëve se kjo ishte hera e parë në karrierë që performonte në një mal me borë, ndërsa pak orë para koncertit tha se vendi ishte krejt ndryshe prej atyre ku kishte performuar më herët.
“Nuk preferoj të shkoj nëpër vende të ftohta, por e dua natyrën e malet. Ky koncert do të jetë fort interesant”, tha Kravitz, i cili nesër në mbrëmje do të mbajë koncert në Shkup.
I njohur për hitet “Fly Away” dhe “Are You Gonna Go My Way”, superylli amerikan shtoi se asnjëherë nuk ka skijuar dhe paralajmëroi se kishte ndërmend ta provonte një herë. Koncerti i tij u mbajt në 2 mijë e 300 metra lartësi mbidetare.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë Sot, Agoni është pjesë e EasyJet Switzerland, duke përfaqësuar një brez të ri profesionistësh shqiptarë që... -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring”
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










