Shkurt.ch

Roche, rritje në fitim më 2012

Në “Roche” biznesi ka ecur mirë edhe me medikamentet kundër kancerit, si me Avastin dhe Herceptin

Kompania farmaceutike Roche ka raportuar një fitim për 2 % në 9.77 miliardë franga gjatë vitit të kaluar. Po të njëjtin vit qarkullimin vjetor koncerni e kishte rritur për 7 për qind  në 45.50 miliardë frangash. Fitimi sipas Roche është rezultat nga dobësimi i  frangut kundrejt  jenit dhe dollarit.

Kompania ka njoftuar se në tregun lokal shitja llogarite të jetë rritur vetëm 4 për qind.

 Në “Roche” biznesi ka ecur mirë edhe me medikamentet kundër  kancerit, si me Avastin dhe Herceptin.

Po  ashtu gjiganti farmaceutik zviceran ka thënë të ketë fituar mirë edhe në bizneset  klinike me testet laboratorike.