Bota
Robotët do të bëhen edhe taksist
Klasifikimi më i fundit rendit në vend të parë punën e taksistit, të cilin mund ta nxjerrin jashtë loje makinat pa shofer
Zhvillimi i teknologjisë po avancon me hapa marramendës, sidomos kur vjen fjala tek inteligjenca artificiale dhe robotika.
Por kjo ka nxitur shqetësimet se disa punë që sot i mbulojnë njerëzit, në të ardhmen mund të mos ekzistojnë më për ta, sepse do të zëvendësohen nga robotët.
Cilat janë më të rrezikuarat? Klasifikimi më i fundit rendit në vend të parë punën e taksistit, të cilin mund ta nxjerrin jashtë loje makinat pa shofer.
Dyqane në disa qytete amerikane kanë nisur ndërkohë të eksperimentojnë me zëvendësimin e kasiereve me makina që marrin paratë dhe kthejnë vetë kusurin.
Mjafton që në të ardhmen të gjendet dhe një robot që thotë: “Si jeni”, dhe u mbyll kjo punë!, transmeton TCH.
Pilotët e avionëve luftarakë po sfidohen fuqishëm sot nga dronët, të cilët janë mjaft efikas, dhe me to nuk rrezikohet jeta e drejtuesit të mjetit fluturues, përcjell albinfo.ch.
Në epokën digjitale, edhe për bibliotekarët në të ardhmen mund të mos ketë më nevojë.
Po stafi i bankave gjithashtu mund të reduktohet, se që tani njerëzit kanë nisur t’i kryejnë veprimet e tyre bankare përmes aplikacioneve në smartfon.
Drejt zhdukjes, sipas disa ekspertëve, mund të jetë edhe roli i postierit, edhe pse nostalgjia në këtë rast do të ishte e madhe.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












