Lajme
Robotaksitë po vijnë në Evropë: Lyft dhe Baidu nisin bashkëpunimin
Kompania amerikane Lyft ka arritur një marrëveshje me gjigantin kinez Baidu për të sjellë në Evropë shërbimin e taksive autonome pa shofer. Nisja do të bëhet vitin e ardhshëm në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku përdoruesit do të mund të rezervojnë udhëtime me modelin elektrik RT6 të Baidu-s përmes aplikacionit Lyft, në varësi të miratimit nga autoritetet përkatëse.
Flota pritet të zgjerohet në mijëra automjete në mbarë kontinentin, falë blerjes nga Lyft të platformës evropiane FreeNow, me një marrëveshje prej 200 milionë dollarësh. Ky hap i jep Lyft qasje në tregje të nëntë vendeve dhe mbi 180 qytete, duke shënuar hyrjen e saj të parë jashtë Amerikës së Veriut. Lyft do të menaxhojë shërbimin, përfshirë kujdesin ndaj klientëve dhe logjistikën e flotës, ndërsa Baidu do të ofrojë teknologjinë dhe vetë automjetet.
Konkurrenca nuk fle
Ndërkohë, Uber ka paralajmëruar planet e veta për të futur robotaksi në bashkëpunim me kompani si Waymo, Pony.ai, WiRide dhe Moment. Ky shërbim pritet të arrijë në Evropë deri në vitin 2026. Aktualisht, shërbimi Apollo Go i Baidu-s operon në 15 qytete me mbi një mijë automjete dhe më shumë se 11 milionë udhëtime të realizuara.
Sa i përket taksisë robotike “Vern” të Rimac, ende nuk ka një datë të saktë lançimi. Sipas deklaratave të vitit të kaluar nga drejtori ekzekutiv Marko Pejkovic, kontrata ishin firmosur me 11 qytete në Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe Lindjen e Mesme.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











