Kosova

I riu nga Istogu vdes duke vallëzuar

Viktima, derisa vallëzonte është shtrirë në dysheme pa shenja jete

​Një i ri në komuna e Istogut ka vdekur derisa ishe duke vallëzuar në një aheng familjar. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, derisa viktima është dërguar në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare në e Istogut pa shenja jete, njoftojnë mediet lokale në Kosovë.

Viktima, derisa vallëzonte është shtrirë në dysheme pa shenja jete, shkruan Express. Trupi i të riut është dërguar në mjekësi ligjore, derisa shkaqet e vdekjes po hetohen. Kjo tragjedi ka shokuar familjarët por edhe qytetarët e vendit.