Integrimi
Rita Xhaferi, foshnja e parë e lindur e vitit
Bota mund të ketë probleme dhe mund të duket e zymtë, edhe në ditën e parë të vitit të ri. Por kështu nuk është në spitalin e Winenden-it. Ky është vendi ku rrezaton optimizmi. Në orën 8 e 27 minuta erdhi në jetë Rita Xhaferi. E rëndë 3945 gramë, e gjatë 53 entimetra dhe me perimetrin e kokës 35 centimetra. Ajo është foshnja e parë e lindur në këtë spital në vitin e ri 2016, skruan Winenderzeitung.de.
E ëma e Ritës, e ardhur nga Kosova në Backnang në viti 2006, duket vetëm paksa e lodhur por ndryshe, e kapluar nga gëzimi i madh. «Gjithçka shkoi mirë, vetëm pak dhimbje, diku nga ora 4 e mengjesit» thotë ajo, transmeton albinfo.ch. Ndërsa vetëm pak orë para kësaj, nëna e re kishte qenë në gjendje të shikonte nga dritarja shpërthimet e fishekzjarreve për festën e Vitit të Ri, në qytet. Rreth orës 8, dhembjet u bënë më të forta dhe pas gjysmë ore gjithçka kishte përfunduar: vogëlushja kishte ardhur në jetë.
Katër vajza ka lindur deri tash zonja Xhaferi ndërsa i shoqi, i cili e kishte propozuar emrin Rita përvajzën e katërt, secilën herë kishte qenë aty për t`ia mbajtur dorën dhe për ta qetësuar kështu nënën e katërfishtë.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












