Lajme
Rita Ora uron Kosovën në sfidën me Anglinë
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, nuk e harron asnjëherë prejardhjen e saj teksa gjithmonë kur i jepet mundësia ajo flet mirë për vendin e saj.
Nuk mund të mungonte as sot, kur kombëtarja e Kosovës do të ketë një ndeshje shumë të vështirë dhe të rëndësishme kundër Anglisë. Nëpërmjet një “story”, në rrjetin social Instagram, Rita Ora ka postuar një foto, ku shihen ushtarët e Britanisë së Madhe teksa janë duke luajtur futboll me fëmijë kosovarë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Foton e postuar, këngëtarja e shoqëron me një mbishkrim, ku uron Kosovën për ndeshjen e ditës së sotme, ku shkruan: “Paçi fat!!!”
Ndeshja e sotme është me shumë interes nga të gjithë, pasi në rast se Kosova do të dilte me pikë nga sfidë, do të vazhdonte ecurinë pa humbje dhe do të hidhte një hap të rëndësishëm për kualifikimin në Euro 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












