Muzikë
Rita Ora shfaqet në Met Gala me fustanin e punuar me rruazat nga shekulli i dytë para Krishtit
Rita Ora mahnit me dukjen e saj në Met Gala 2024
Rita Ora nuk ka munguar as në edicionin e radhës të ngjarjes më të madhe të modës, Met Gala, përcjell albinfo.ch.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare ka marrë pjesë për të 10-tën herë në këtë event prestigjioz.
Ajo edhe këtë herë mori vëmendjen e të gjithëve, duke iu përshtatur temës së përzgjedhur për këtë vit.
Bukuroshja nga Kosova zgjodhi një fustan të guximshëm shumëngjyrësh, i cili ia vë në pah linjat e bujshme trupore – marrë parasysh edhe përshtatjen e temës.
Ndërsa fliste për Vogue, Rita Ora tregoi se rruazat e fustanit janë të lashta dhe praktikisht “më të vjetra se kushdo në këtë planet”, duke thënë se janë nga shekulli i dytë para Krishtit.
Tutje, ajo ka treguar se ajo përmes fustanit donte të përfaqësonte bukurinë e trupit dhe ekzistencën e praninë e grave.
“E gjitha varet nga një strukturë e bukur metalike e punuar me dorë, e cila zbukuron qafën pothuajse si një xhevahir dhe e përcakton atë në një mënyrë shumë grafike”, ka shkruar Rita në rrjete sociale.
Ora mori pjesë në natën më të madhe të modës me bashkëshortin e saj Taika Waititi, i cili kishte veshur lëkurë kafe nga koka te këmbët, duke përfshirë një kostum tre-copëshe, kravatë dhe këpucë të ngjashme. Ai aksesoi me një gjerdan diamanti.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











