Rita Ora: „Nuk ka asgjë të keqe të jesh seksi”
Ajo ka qenë këngëtarja më "hot" që ka performuar të premten në Cyrih, në sallën më të madhe të Zvicrës, para 13 mijë vetave
Të premten mbrëma në spektaklin “Energy Stars For Free” që u mbajt në Cyrih, Rita Ora ka qenë atraksioni më i madh. Ajo madje është vlerësuar si këngëtarja më “hot” që ka performuar atë natë në sallën më të madhe të mbuluar të Zvicrës, në Hallenstadion, para 13 mijë vetave.
Rita Ora ka folur për mediet e këtushme se si e ndien veten si super yll dhe si person pas të cilit vrapojnë fotografët. “Brenda një viti jeta ime ka ndryshuar plotësisht. Papritur, shikuesit këndojnë tekstet e këngëve të mia dhe rrugëve më ndjekin kamerat”. Por ajo thotë se kjo nuk e ka bërë qëtë “humbas kokën”.
Është babai i saj që e ka mësuar të mos dorëzohet dhe të punojë shumë. “Ne kemi ardhur nga asgjëja. Jam e lindur në Prishtinë, Kosovë. Ne ishim të varfër dhe mbretëronte lufta. Babai im kishte guximin që bashkë me ne të arratisej në Londër dhe të fillonte edhe njëherë nga fillimi. Për këtë arsye unë e adhuroj atë”.
Lidhur me meshkujt në jetën e saj, Rita thotë se aktualisht nuk ka të tillë. “Lidhjet janë bërë të vështira për mua. Biznesi i muzikës dominohet nga meshkujt. Prandaj, më duhet të paraqitem me siguri në vetvete, për tu dëshmuar. Dhe kjo paraqitje djaloshare i frikëson shumë meshkuj.
Ndër artistet që vlerëson më së shumti Rita janë aktoret klasike si Marilyn Monroe dhe Rita Hayworth. “Ato dinin se si mund ta përdorë një grua trupin e saj”.
Ndërkaq edhe ajo vetë e pranon se tenton ta bëjë po këtë gjë. “Unë luaj me kënaqësi me sharmin tim. Ne femrat do të duhej të përdorim “armët” tona shumë më shpesh. Nuk është as marrëzi dhe as diçka e keqe që të jesh seksi. Por, unë i kam kufijtë. Krejtësisht lakuriqe mund të më shohin vetëm në dhomën e gjumit”, ka përfunduar Rita Ora.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











