Lajme
Rita Ora, një nga rolet kryesore në filmin “Twist”

Është bërë e ditur se Sky Cinema ka publikuar ‘trailerin’ e adaptimit modern të veprës së famshme të Charles Dickens, “Twist” – dhe sigurisht që nuk është ndryshe nga çdo përshtatje e veprave të Dickensit që keni parë më parë, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se versioni i ri Oliver Twist luhet nga aktori Raff Law si rol kryesor në këtë film, i cili titullohet “Twist”, së bashku me Lena Headey në rolin e ‘Sikes’, Rita Orën në rolin e ‘Dodge’, Sir Michael Caine në rolin e ‘Fagin’, Franz Drameh në rolin e ‘Batesey’, Sophie Simnett në rolin e ‘Red’ dhe David Walliams në rolin e ‘Losberne’. Siç tregohet në ‘trailerin’ e filmit, adaptimi i ri ka rimagjinuar Oliver Twistin si një film krim, me secilin personazh që ka nga një pseudonim të veçantë – Twist është The Artist, Fagin është The Mastermind, Sikes është The Enforcer e kështu me radhë.Në këtë version, Oliver është një artist i rrugës që jeton në rrugët e Londrës kur një takim i rastësishëm me një bandë dashakeqëse, të udhëhequr nga Dogde (rol i luajtur nga Rita Ora), më pas do të tentojnë vjedhjen.
Banda po përpiqet të vjedhë një pikturë të paçmuar nga Losberne për hajdutin famëkeq Fagin dhe partnerin e tij të biznesit “psikopatik” Sikes.
Pra, mos prisni një përshtatje besnike të veprës klasikes të Dickens, por të paktën “Twist” po provon diçka ndryshe.
Thjesht, do të duhet të presim deri në vitin 2021 në Sky Cinema dhe NOW TV për të parë nëse ishte i suksesshëm. Në film interpretojnë gjithashtu Noel Clarke, Jason Maza – të cilët ishin të dy producentë në “Twist” – dhe Tanya Burr. Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, e cila ka sprovuar veten disa herë në aktrim, është gati të luajë në një film, ku i është dhënë hapësirë e madhe aktrimi si në asnjë projekt tjetër filmik të mëparshëm. Rita ndau me ndjekësit e saj “trailerin” e filmit “Twist”, duke shkruar në mbishkrimin e videos, emocionet e saj edhe si aktore.
“Mezi prisja t’ju tregoja të gjitha këto! Këtu është ‘traileri’ i parë për ‘Twist’, shfaqja moderne e Oliver Twist që së shpejti do të dalë në Sky TV! Ishte një nder të fitoja shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave, Michael Caine, por me kastin më të mirë të cilët ishin thjesht një kënaqësi për të punuar! Unë jam duke luajtur si ‘Dodge’, mezi pres që të gjithë ta shihni”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e videos. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj