E-Diaspora
Rita Ora: “Në Kosovë ndjehesha si Nënë Tereza”
"Është e pabesueshme se sa shumë më mbështesin” thotë ajo e pyetur nga gazeta britanike “Look” nëse ajo është kosovarja më e famshme në botë
Kur ka pasur vetëm një vit prindërit e kanë marrë me vete nga Prishtina në Britaninë e Madhe kështu që ajo është rritur në Londër. Por rrënjët e saj kosovare Rita Ora nuk i ka harruar asnjëherë dhe është skajshmërisht mirënjohëse për përkrahjen që i vjen nga Kosova.
“Është e pabesueshme se sa shumë më mbështesin” thotë ajo e pyetur nga gazeta britanike “Look” nëse ajo është kosovarja më e famshme në botë. “Unë isha atje për të xhiruar një video dhe po e them sinqerisht, pa mahi, ndjehesha sikur të kishte zbritur Nënë Tereza ose Princesha Diana. Fëmijët qanin pas meje dhe unë kurrë nuk kam qenë kaq krenare”.
Aktualisht Rita Ora është pak para publikimit të singlit të saj më të ri “I Will Never Let You Down”. Miku i saj Calvin Harris i ka ndihmuar në krijimin e këngëve. Ajo ka thënë për gazetën se takohet shumë shpesh dhe kalojnë tepër mirë me Calwin Harrisin, me të cilin e lidhin shumë gjëra të përbashkëta.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










