Rita Ora “ndez” edhe gjermanët

Kompania Sony Music ka prezantuar për herë të parë në skenat gjermane live yllin e ri të këngës, shqiptaren nga Londra, Rita Ora. Kjo ka ndodhur në “Heart” të Munihut dhe në “Departament” të Berlinit.

Në klubin “Heart” të Munihut kanë qenë të pranishëm rreth 400 spektatorë, mysafirë.

Stefan Goebel, nënpresident i International GSA Sony Music e ka komentuar kështu koncertin e Rita Oras në Munih: “Ne jemi të mahnitur nga Rita Ora dhe gëzohemi shumë që këtë entuziazëm e ndajmë me partnerët tanë medialë dhe afaristë”, shkruan portali gjerman musicwoche.

Më tutje ky portal e prezanton Rita Oran si “këngëtaren londineze të lindur në Kosovë”, e cila në Britaninë e Madhe e ka tashmë statusin e yllit të pakontestuar. Atje Rita ka qenë dy herë në kreun e toplistave. “Shtypi britanik aktualisht “bie në gjunj” para londinezes së re, me të cilën legjenda e rapit, Jay-Z ka nënshkruar personalisht kontratë, duke e futur nën çatinë e “Label Roc Nation”.

Albumi debutues i Rita Orës, në tregun gjerman do të jetë nga fundi i shtatorit nën përkujdesjen e Sony Music International.