Lifestyle
Rita Ora e sëmurë, kërkon falje nga fansat

Të jesh pjesë e botës së të famshmëve nuk është aspak e lehtë. Një famë ndërkombëtare mbi supe do të thotë që ti duhet të dukesh gjithmonë i/e lumtur para njerëzve dhe të përballosh situata nga më të ndryshmet.
Shpesh duke harruar se edhe ata që janë yje të famshëm janë njerëz të zakonshëm, nuk e mendojmë se edhe ata mund të preken nga sëmundje të ndryshme apo të kenë shqetësime të çfarëdoshme.
Duket se mirë së fundmi nuk po ndjehet edhe artistja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Prej kohësh këngëtarja e njohur po vuan nga një problem nga grykët dhe duket se ende nuk ka mundur të rikuperohet. Këngëtarja ka treguar se është trajtuar për t’u shëruar, por duket se deri më tani asgjë nuk ka funksionuar.
Kjo e fundit publikoi një shkrim në InstaStory, duke treguar problemet me shëndetin mental dhe fizik e përcjellin atë ashtu si çdo të famshëm, dhe edhe pse jeta e saj mund të duket e lehtë – edhe ajo përballet me problemet që ka thuajse çdo njeri i zakonshëm.
“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robot dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me grykët të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, ka shkruar 28-vjeçarja në InstaStory.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor