Integrimi
Rina Celina merr çmimin për “arritje të jashtëzakonshme akademike” në Gjermani
Përveç angazhimit brenda universitetit, ajo ka punuar si mentore e DAAD për përfituesit e bursave ndërkombëtare, në Potsdam dhe Berlin
Studentja e dizajnit, Rina Celina, e lindur në Kosovë, ka fituar Çmimin DAAD 2020 për arritje të jashtëzakonshme akademike dhe angazhim të theksuar shoqëror.
Çmimi, i cili ka edhe vlerën e tij monetare prej 1.000 eurove, u dha përmes duartrokitjeve në organizimin e djeshëm të FH (Shkolla e Lartë Profesionale), Potsdam, shkruan nachrichten.idw-online.de.
Në laudation e bërë me këtë rast, Prof. Franziska Morlok, profesoreshë e Dizajnit Redaktues në Departamentin e Dizajnit, ka vlerësuar sensibilitetin kulturor të studentes, që pasqyrohet edhe në punën e saj, transmeton albinfo.ch.
Me projektet e saj, Rina Celina rrit fokusimin për çështje sociale nga vendi i saj i lindjes, Kosova.
Përveç angazhimit brenda universitetit, ajo ka punuar si mentore e DAAD për përfituesit e bursave ndërkombëtare, në Potsdam dhe Berlin, përcjell albinfo.ch. Celina është angazhuar po ashtu, në baza vullnetare, për shoqatën tregtare dhe afariste të Prizrenit që nga viti 2015.
Dizajnuesja e re e komunikimit ka përfunduar me sukses diplomën e saj bachelor këtë vjeshtë me rezultate shumë të mira.
Çmimi DAAD
Çmimi DAAD, financuar me fonde nga Zyra e Jashtme, u jepet çdo vit studentëve ndërkombëtarë të cilët dallohen në një mënyrë të veçantë përmes performancës së tyre të lartë në studime dhe përmes angazhimit social, ndërkulturor, përcjell albinfo.ch. Çmimi ka për qëllim të ndihmojë afirmimin e një numri të madh të studentëve ndërkombëtarë në universitetet gjermane.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










