Lajme
Rikthehen viruset te fëmijët
Shumë të mitur në mbylljet me disa faza gjatë pandemisë së Coronës nuk u sëmurën nga sëmundjet tipike të fëmijëve, si fruthi, shkruan DW.
Mirëpo, po vërehet një efekt i vonshëm, thotë Winfried Plötze, drejtues i sigurimeve shëndetësore.
Dimri i shkuar tregoi se shumë klinika fëmijësh në Gjermani mbërritën në kufirin e kapaciteteve të tyre për shkak të dyndjes së pacientëve të mitur të sëmurë.
Gjatë pandemisë pati rënie më të madhe të sëmundjes së fruthit për fëmijët. Përqindja e infeksionit në vitin 2021 për fëmijët deri në moshën 14 vjeç ishte rreth 92% më e ulët se në vitin 2019.
Edhe sëmundje të tjera karakteristike për të miturit, si lija e dhenve apo zgjebës, shënuan një rënie të madhe, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë shifrat e të sëmurëve me fruth, sipas, Plötze, kanë shënuar këto muaj shifra rekord.
“Sistemi imunitar e ka humbur aftësinë e kundërverprimit ndaj disa viruseve”, thekson Plötze, i cili këshillon prindërit të vaksinojnë plotësisht fëmijët e tyre, sipas rekomandimit të Komisionit të Përhershëm, STIKO.
Sipas ekspertit shëndetësor, nëse ndodh të ketë një pandemi tjetër, politika duhet të mendojë se si duhet vepruar me fëmijët. Duhet verifikuar, nëse përfitimi nga mbyllja është më i madh apo pasojat negative të mbylljes së shkollave dhe masat e izolimit janë më të rëndat për fëmijët, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










