Lajme
Rikthehen tensionet në Maqedoni, sulmohet një punkt policor
Persona të armatosur kanë sulmuar një postë policore maqedonase në Goshincë të Likovës. Këta persona i kanë çarmatosur dhe më pas i kanë lëshuar policët
Pas një qetësie relative janë kthyer sërish tensionet në Maqedoni. Sot në orët e hershme të mëngjesit një grup i personave të armatosur kanë marr nën kontroll stacionin policor në Goshincë të Likovës, në kufirin me Kosovën. Këta persona i kanë çarmatosur policinë dhe i kanë përzënë nga posta policore.
Pas këtij incidenti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup. Sipas MPB-së, personat e armatosur kanë folë shqip dhe kanë mbajtur emblen UÇK (Ushtra Çlirimtare Kombëtare).
Zëdhënësi i kësaj ministrie Ivo Kotevski në një konferencë me mediat deklaroi se institucionet e shtetit mbrëmë kanë qenë të sulmuara nga grupe terroriste.
“Sot në mëngjes rreth orës 2.30, një grup prej 40 personave e kanë sulmuar stacionin policor në Grushnicë të Likovës. Ata kanë qenë rëndë të armatosur, të maskuar me uniformë që kanë mbajtur emblemën e UÇK-së dhe kanë folur shqip”, deklaroi Kotevski raporton INA.
Sipas tij, personat e armatosur kanë marrë rob katër policët që ishin kujdestar në sigurimin e kësaj zone.
“Katër policë që kanë qenë në ndërrim të natës i kanë robëruar. Sulmuesit i kanë çarmatosur ata dhe i kanë lidhur me lidhëse ndërsa njërin nga policët e kanë rrahur. Të gjithë këtë e kanë incizuar me kamerë. Njëri nga sulmuesit, i cili ka folur keq maqedonisht duke pasur serbizma në gjuhë u ka thënë se ata janë nga UÇK-ja dhe se dëshirojnë të ndërtojnë shtet të vetin dhe se as Marrëveshja e Ohrit, as Gruevski e as Ali Ahmeti nuk do ti shpëtojë ata”, tha Kotevksi.
Sipas tij, ata iu kanë thënë policëve të largohen, nëse kthehen do ti likuidojnë.
“Jua kanë marr pajisjet, armët, radiostacionet dhe celularët dhe më pas i kanë thyer. Njëri nga policët i ka liruar nga prangat policët dhe janë larguar në këmbë. Derisa janë larguar kanë dëgjuar gjuajtje. MPB po ndërmerr masa për zbardhjen e gjendjes, ndërsa për shkak të situatës serioze nuk ka më shumë detaje”, deklaroi Kotevski.
Ndërkaq në anën tjetër, ish-komandanti i UÇK-së nga zona e Likovës, Abedin Zymberi thekson se ngjarja në Gushincë ishte një lojë amatorësh dhe jo profesionale që nuk meriton vëmendje të madh.
“Megjithatë duhet të kemi kujdes nga grackat e Nikolla Gruevskit i cili ka marrë teposhtën. Këto gjëra bëhen nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili dëshiron të luaj kartën nacionaliste për t’u thënë maqedonasve se jemi të kërcënuar nga shqiptarët dhe të bashkohen”, deklaroi ai.
Zyberi kërkoi që në këto rrethana mos bihet në grackat e regjimit. Sipas tij, qytetarët e këtij rajoni nuk janë pjesë e këtyre skenareve dhe se ata janë të preokupuar me problemet e tyre jetësore dhe ekzistenciale.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ish-kryetari i DR-së, Imer Selmani duke theksuar se nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik apo çfarë do lloji qoftë në Maqedoni. “Informacionet për incidentin në veri të Maqedonisë nuk korrespondojnë me ngjarjet në shoqëri. Kështu ka deklaruar për agjencinë BGNES, Imer Selmani.
Sipas tij, këto punë mund të jenë në interes të qarqeve të caktuara. “Por tani jemi në vitin 2015 dhe nuk ka mundësi të kthehemi prapa. Gjithçka duhet të zgjidhet me debat dhe dialog dhe integrim. Në fund të fundit edhe problemet e 2001-shit u zgjodhën me dialog” ka thënë Selmani.
Ish-komandanti i forcave maqedonase të sigurisë dhe kryetari i partisë Dinjiteti, Stojançe Angellov kohë më parë ka paralajmëruar incidente të kësaj natyre. Ai në një fjalim para servilit publik RTVM qysh më 4 prill kishte deklaruar se Qeveria ka paguar 2 milionë euro për të provokuar konfliktin ndëretnik, kurse për atë qeveria ka akuzuar atë dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev.
Edhe eksperti për çështje të sigurisë, Ivan Babanovski ka deklaruar se shqiptarët e Maqedonisë në asnjë mënyrë nuk duhet përfshihen në lojën e fundit të çoroditur, e cila ka për qëllim që të shpëtojë “kriminelët e pushtetshëm”.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











