Shkurt.ch
Rihapet restoranti më i njohur në Zvicër
Restoranti Äscher në Zvicrën lindore u rihap për biznes të martën pas një vonese të lehtë për shkak të motit. Ky është një nga restorantet më të njohura në Zvicër, por edhe në botë.
Në një mesazh të postuar në Facebook, menaxherët e Äscher paralajmëruan se një nga rrugët e shëtitjes deri në restorant (nëpërmjet Blättli dhe Alp Bommen) mbetet e mbyllur për shkak të një rreziku të lartë për ortek. Shtigje të tjera janë të hapura, por ende të mbuluara me borë, përcjell albinfo.ch.
Njerëzit duhet të marrin informacionet e fundit të rrugës përpara se të vizitojnë, tha ekipi i menaxhimit të restorantit. Äscher është nën menaxhimin e ri këtë vit.
Menaxherët e mëparshëm thanë se restoranti ishte bërë viktimë e suksesit të vet, me infrastrukturë të paaftë për të përballuar numrat e vizitorëve.
Äscher ë 2014 kur u emërua, si një nga pesë restorantet më interesante në botë nga “Huffington Post”. Gjithashtu ka fituar edhe disa çmime ndërkombëtare.
Tani është një destinacion jashtëzakonisht popullor për turistët zviceranë dhe të huaj.
E-Diaspora
-
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal.... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri














