Maqedonia
Rihapet ambasada e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka vizituar Ukrainën, në shenjë mbështetjeje për rezistencën e popullit ukrainas.
Në mënyrë simbolike u rihap edhe ambasada e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë.
“Shkatërrimi që pamë sot është përtej asaj që mund të thuhet me fjalë. Sulmet ndaj civilëve janë krejtësisht i pajustifikuara dhe agresori duhet të mbahet përgjegjës. Maqedonia e Veriut ka qenë e qartë dhe ka dënuar agresionin të paprovokuar nga Rusia dhe ka treguar solidaritet për Ukrainën, ushtrinë e saj dhe popullin e saj”, tha Osmani.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, ofroi mbështetjen e shtetit të tij për Maqedoninë e Veriut gjatë rrugëtimit euro-integrues.
Ai bëri thirrje për dënim të agresionit rus në Ukrainë.
“Qëndrimi im është që BE-ja duhet të zgjerohet në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë vlera të ngjashme dhe domethënëse me ato evropiane. Shpresoj që Parlamenti i shtetit tuaj do të miratojë rezolutë me të cilën do t’i quajë veprimet e Federatës Ruse në Ukrainë si gjenocid. Maqedonasit e kanë të qartë si është t’ ua cenojnë identitetin dhe kulturën”, u shpreh Dmitri Kuleba, ministër i Jashtëm i Ukrainës.
Osmani është zyrtari i dytë i lartë nga Maqedonia e Veriut që viziton Ukrainën në periudhë të shkurtër kohore.
Më herët Ukrainën e ka vizituar edhe kryeparlamentari maqedonas, Talat Xhaferi, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










