Integrimi
Ridon Jakupi i suksesshëm në talent shoun “The Voice Kids”
Ridon Jakupi ka bërë edhe një paraqitje tjetër të suksesshme në talent shoun “The Voice Kids” në Gjermani.
Ridoni, i cili prej vitesh jeton bashkë me familje në Duisburg të Gjermanisë, gjatë natës së shtunë u paraqit me këngën “Love Yourself” të idhullit të tij Justin Bieber dhe arriti të mposhtë duelin me kundër kandidatët e tjerë. 13- vjeçari nga Kumanova bindi jurinë dhe mori “biletën” për të shkuar në gjysmëfinale.
Trajnerja e tij, Lena Myer, e cila ishte fituese e festivalit evropian “Eeurovizion 2010”, vendosi që Ridonin ta dërgojë në gjysmëfinale dhe për këtë ajo ishte shumë e ngazëllyer. “Ridoni ka një bërthamë në zërin e tij”, ka thënë ajo, shkruan derwesten.de. “Për një djalë të ri kjo është vërtet një “çmenduri”. Sa herë që ai fillon të këndojë, them si mund ta bëjë këtë”, transmeton albinfo.ch.
Gjysmëfinalja do të jetë me 15 kandidatë dhe do të mbahet të premten, më 18 mars, nga ora 20:15 në Sat 1.
Garuesit do të këndojnë nga dy herë. Një herë vetëm, ndërsa herën tjetër në grup, ndërsa do të përcillen edhe nga këngëtarja Jamie-Lee Kriewitz, e cila do të përfaqësojë Gjermaninë në festivalin evropian “Eurovizion 2016” në Stockholm.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja















