Shqipëria
Riatdhesohen 49 shqiptarë nga Franca dhe Luksemburgu
Mes tyre, edhe fëmijë
49 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar, mes tyre familje me fëmijë, të cilëve u është refuzuar azili.
Nëpërmjet një fluturimi me charter nga Metz, Nancy, kanë mbërritur në Rinas 49 shtetas shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, nga të cilët 5 janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 nga Franca.
Veç bashkëkoordinimit Francë – Belgjikë dhe Francë – Holandë, kësaj radhë kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe një herë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero.
Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar masat gjatë intervistimit, për arsyet e lëvizjes në hapësirën SCHENGEN, si dhe masat në kufirin e gjelbër.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











