Shkurt.ch
Rezulton e suksesshme vaksina eksperimentale kundër Ebolës
Për shkencëtarët, kjo është prova e parë e mbrojtjes së përhershme që jep vaksina kundër virusit Ebola e llojit Zaire që ka marrë jetën e më shumë se 2.000 njerëzve
Vaksina e re eksperimentale amerikane, e testuar në një majmun, mundëson mbrojtje të shpejtë dhe të përhershme nga Ebola, thuhet në studimin e publikuar të dielën në magazinën “Nature Medicine”. Vaksina në fjalë pritet të fillojë testimin edhe në njerëz.
Një injeksion i vaksinës u mundëson majmunëve “mbrojtje të plotë nga Ebola”, kanë përfunduar autorët e studimit. Përveç kësaj, kafshët që kanë marrë injeksione shtesë në kuadër të planit të ri të vaksinimit, që është në fazën e hulumtimit, kanë treguar imunitet të qëndrueshëm.
Për shkencëtarët, kjo është prova e parë e mbrojtjes së përhershme që jep vaksina kundër virusit Ebola e llojit Zaire, një specie virale që ka shkaktuar epideminë, duke marrë jetën e më shumë se 2.000 njerëzve në Afrikën Perëndimore, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO – WHO).
Nëse miratohet, vaksina do të përdoret për popullatën gjatë epidemive dhe në rastin e ekspozimit profesional ndaj virusit në spitale apo laboratorë, besojnë shkencëtarët.
Instituti Amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID) njoftoi më 28 gusht se testimet e vaksinës për njerëzit do të fillojnë në shtator. Testimi në njerëz është faza e parë e procesit për të konfirmuar vaksinimin në tri faza.
Ekipi i shkencëtarëve të udhëhequr nga Nancy Sullivan në Qendrën për Hulumtime Shkencore në NIAID ka zhvilluar një vaksinë të bazuar në një adenovirus në shimpanzën e quajtur “ChAd3”.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









